SHPËRNDAJE

Një nga politikanët e zgjedhura në parlamentin gjerman, si përfaqësueja kryesore e te djathtës ekstreme  (AfD) ka dhënë dorëheqjen para se të ulej në karrigen e saj.

Frauke Petry, një nga bashkëkryetaret e partisë, u tha gazetarëve në Berlin se nuk do të ulej së bashku me grupin e partisë në Bundestagun gjerman.

” Pas një reflektimi të kujdesshëm, vendosa se unë nuk do të ulem me grupin parlamentar (AfD),” u tha ajo gazetarëve në Berlin, përpara se të largohej papritmas nga dhoma.

Vendimi surprizë e tronditi kolegët e AFD-së së të hënën në mëngjes, dhe shumë politikanë të tjerë të pranishëm treguan se ata nuk e prisnin.

Nuk është ende e qartë nëse zonja Petry, armikja kryesore e Angela Merkel,  do të mbetet anëtare e partisë jashtë parlamentit.