SHPËRNDAJE

Aktori amerikan Arnold Shvarseneger ka çuar betejën e tij ekologjike në Paris duke kërkuar mbështetjen e presidentit frncez Makron të cilit i ka kërkuar të bëjë sërish planetin tonë të madh.

Duke mos gjetur më terren në vendin e tij të lindjes, Arnold Schvarzenegger, aktori ish guvernator i Kalifornisë ka nisur një turne në europë për të promovuar betejën e tij për klimën në emër të motos: Të bëjmë planetin tonë të madh sërish,” Një moto që i kundërvihet qartë parullës elektorale të Tramp gjatë gjedhjeve presidenciale, “Të bëjmë amerikën të madhe sërisj”. Dhe në Paris Shvarseneger ka gjetur mbësjhtetjen e presidentit të sapozgjedhur francez Emmanuel Macron. Të  dy pasi shtrënguan duart dhe biseduan për një kohë të gjatë, gjetën kohën për të promovuar moton e tyre ekologjiste e cila u kthye në një video virale në Twitter.