SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar për grabitjen që ndodhi të hënën në Shtime.

Policia ka bërë të ditur se arrestimet kanë ardhur nga sektori i hetimeve në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur me 02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona të dyshuar dhe të maskuar kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe nën kërcënim të armëve , nga punëtorja kishin marrë rreth 2500 euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të arrestuarit janë A.L, 37 vjeçar dhe K.H, 41 vjeçar, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve.

Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

Janë duke vazhduar hetimet edhe për personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të cilët janë të njohur për policinë.

Të arrestuarve u është vendosur masa e ndalimit prej 48 orëve.