SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Kukës, pasi ka aksidentuar një të mitur në shëtitoren e qytetit.

Sipas komunikatës për shtyp të policisë, në pranga ka rënë 23-vjeçari Lirim Matmuja, banues në fshatin Breg-Lumë të qytetit verilindor.

Teksa drejtonte automjetin e tij tip Ford, shtetasi i mësipërm aksidentoi 5-vjeçarin L.C. nga Kukësi, por për fat të mirë fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton kp.
Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spital, e më pas është larguar me prindërit e tij për në shtëpi.

Drejtuesi i mjetit tashmë pritet të akuzohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe “largim nga vendi i aksidentit”