SHPËRNDAJE

Një qytetar i Lipjanit ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti është akuzuar për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçe, raporton.

Arrestimi i tij ka ardhur disa ditë pas denoncimit të rastit në polici nga ankuesja femër e mitur, e cila ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga personi në fjalë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 23.06.2017-14:07. Me 29.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare e moshës së mitur ka raportuar se vazhdimisht ngacmohet seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.