SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë u raportua gjatë ditës së mërkurë.

Një femër në Prishtinë ishte kidnapuar në pikë të ditës nga një person, i cili e ka futur atë në makinë dhe e ka dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka dhunuar.

Por, policia të dielën ka njoftuar se e ka arrestuar personin në fjalë.

Ky person, sipas policisë, madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin. E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Veternikut.

“Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00. Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari për rastin është dërguar në paraburgim.