SHPËRNDAJE

Zëvendësdrejtori i Trustit Agron Krasniqi ka mbajtur  konferencë për medie e ku ka dhënë detaje rreth fillimit të aplikimit për tërheqjen e 10% të Trustit.

Ai tha se për momentin faqja e re e Trustit është e pa qasshme për aplikim për shkak që sipas tij ka pasur tentativa për sulme kibernetike.

“Është paraparë që në orën 15:00 të fillojmë me aplikimin e tërheqjes së 10% të Trustit. Siç po duket ka pasur shumë tentativa të sulmeve kibernetike andaj faqja është e pa qasshme për të aplikuar”, ka thënë ai.

Sipas tij faqja për aplikim do të hapet kur të rritet niveli i sigurisë.

“Faqja është tërhequr deri sa të rritet niveli i sigurisë për aplikim”, ka thënë ai.