SHPËRNDAJE

Në orët e parë të ditës së sotme disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një 47-vjeçari.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Lezhë, në fshatin Kalivaç, ku i plagosur ka mbetur A.Gj.

Policia bën me dije se në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli. Po ashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.