SHPËRNDAJE

“Octoberfest”, festivali i njohur i birrës në Munih të Gjermanisë, fillon për disa javë, dhe kompania Adidas me këtë rast i ka prodhuar atletet të cilat do të lehtësojnë problemet atyre të cilët pinë “pak më tepër”.

Modeli i ri i atleteve jo vetëm që është i inspiruar me festivalin e famshëm por është edhe rezistent në birrë, të vjella dhe në të gjitha lëngjet tjera. Të punuara prej lëkurës më të mirë, atletet Adidas Munchen janë të gatshme për të gjitha “fatkeqësitë” të cilat i përcjellin ata që e konsumojnë alkoolin pa kontroll.

Modeli është me ngjyrë kafe të Bavarisë me mbishkrim “Prost” apo “Gëzuar” në gjuhën gjermane.

Një palë shiten me çmim prej 200 eurove dhe me atlete blerësi e fiton edhe një kriko në mënyrë që të sigurohet argëtimi i plotë në festivalin më të njohur të birrës në botë.