SHPËRNDAJE

Një baba 33-vjeçar i ka fshehur telefonat mobilë të familjes, i ka vrarë dy fëmijët e vet dhe e ia ka vënë flakën me qëllim shtëpisë para se ta varte veten, njoftojnë autoritetet në Bloomington, Illinois, SHBA.

Policia e ka identifikuar burrin si Eric Ringenberg. Zyrtarët ia kanë identifikuar dy djemtë vetëm përmes inicialeve, C.R, 2-vjeçar dhe vëllai i tij foshnje me iniciale R.R., transmeton Express.

E përditshmja Pantagraph në Bloomington raporton se nëna 31-vjeçare Pamela Ringenberg, është shtruar në spital për inhalacion të tymit pas zjarrit në shtëpi të martën mbrëma.

Autopsitë kanë treguar se dy djemtë ishin mbytur nga zënia e frymës.

Policia thotë se sipas kamerave të sigurisë Eric Pingenberg i kishte vendosur telefonat në një dollap në kuzhinë e më pas ia kishte vënë flaken shtëpisë pasi fëmijët ishin vrarë.

Ai është gjetur i varur më vonë