SHPËRNDAJE

Aleanca Kosova e Re insiston për një marrëveshje mes partive politike për të dal në kriza që ka hyrë vendi me mos formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zyrtarë të kësaj partie shprehen se ata nuk janë të interesuar të bllokojë formimin e institucioneve.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri në një deklaratë për lajmi.net ka mohuar raportimet se kjo par ii ka vënë kushte PAN-it për ta mbështetur , duke i kërkuar katër poste ministrore dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Ai ka mohuar se kanë vënë kushte të tilla, ndërsa ka thënë se ata janë që të gjendet një zgjidhje mes partive politike.

“AKR nuk është e interesuar të bllokojë institucionet e Republikës të Kosovës për poste politike”.

Ne nuk e kemi atë problem. Partitë politike duhet të ulën dhe të bëjnë zgjidhje dhe ne do të jemi iniciator, por në asnjë formë nuk e ka egon e çështjeve të marrjes së pushtetit. Nuk është e aspak e vërtet ajo çfarë është raportuar”, ka thënë Bahtiri për lajmi.net.