SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka bërë të ditur se LAA është duke biseduar me një parti nga PAN-i për koalicion.

Bahtiri ka thënë në një intervistë për Periskopin se së shpejti do të bëhet e ditur se për cilën parti bëhet fjalë.

“Jemi duke biseduar edhe me një parti e cila është në koalicion me PAN që të kemi mundësi të kemi më shumë numra me shqiptarë. Jam shumë i bindur që edhe ata deputetë të PAN-it nuk e duan një qeverisje të tillë e cila u është ofruar”, ka thënë ai.

Ndërsa, thotë se gjasat janë të mëdha që koalicioni PAN të mbetet pa atë parti, transmeton Periskopi.

Në koalicionin PAN (PDK-AAK-NISMA) bëjnë pjesë edhe parti që përfaqësojnë minoritetet jo-serbe në Kosovë.