SHPËRNDAJE

Një skandal është zbuluar sot nga thesari i shtetit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar pas avullimit të dy milionë eurove nga thesari i shtetit. Bajrami ka thënë se aktualisht po e mendon vetëm luftimin e hajnave, kudoqofshin ata apo kushdo qoftshin ata.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Bajramit:

Kushdo që vjedh qoftë edhe një euro  duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.

Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.

Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme  në Ministrinë e Financave.