SHPËRNDAJE

Banorët e lagjes Dradania kanë njoftuar se gjatë ditës së nesërme në orën 16:00 do ta bllokojnë qasjen e kombibusëve të cilët janë ilegal.

“Ju ftojmë të merrni pjesë ose ta mbikëqyrni këtë aksion i cili ndodhë si rezultat i revoltës ndaj autoriteteve për neglizhimin e këtij problemi shumë të madh për komunitetin tonë (pos reagimeve sporadike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Komunës së Prishtinës pas ankesave tona të panumërta)”, thuhet në njoftimin e banorëve të lagjes Dardania blloku 5/8.

Ata kanë thënë se kombibusët, drejtuesit dhe udhëtarët që operojnë jashtë ligjit janë duke krijuar probleme për parking të banorëve, bërllok dhe mbetje tjera johigjienike, shkruan Insajderi.

“Në shumë raste, makinat e tyre dhe vet ngasësit, kanë qenë edhe kërcënim fizik për mirëqenien e banorëve të lagjes sonë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Ata thone se “duke u munduar t’i kuptojmë arsyet ekonomike të cilat i kanë shtyer drejtuesit e kombibusëve të dalin në rrugë, ne mund të ju ofrojmë ndihmë për qasje deri te institucionet përkatëse për adresimin e problemit të tyre”.

“Por, prej 1 gushtit ne nuk do të lejojmë që lagja jonë të shfrytëzohet për operimin e tyre. Aksioni jonë do të vazhdoj deri në zgjidhje përfundimtare të këtij problemi”, kanë thënë banorët e lagjes “Dardania”.