SHPËRNDAJE

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi ishte rrëmbyer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, shkruan BBC, citon Syri.net.

Emad Mishko Tamo u takua me familjen në aeroport, mbrëmjen e së mërkurës.

Një fushatë për ta dërguar djalin në Kanada nisi pasi një i afërm i nënës së fëmijës, Nofa Mihlo Rafo, publikoi në internet një foto të tij pasi kishte shpëtuar.

Zonja Mhlo Rafo arriti në Kanada këtë vit si refugjatë me katër nga 6 fëmijët e saj. Ajo ishte ndarë nga burri i saj dhe dy djemtë më të mëdhenj pasi qyteti i tyre ishte pushtuar nga ISIS në 2014-ën.

Familja u rrethua nga ISIS në qytetin e tyre, në Sinjar, në veri të Irakut dhe u mbajt ro për dy vjet. Zonja Mihlo Rafo arriti t’ia mbathë dhe të shkojë në një kamp refugjatës me katër prej fëmijëve të saj.

Ajo mësoi në korrik se një nga djemtë që i kishin humbur , Emad, ishte gjalla dhe ishte shpëtuar nga forcat irakene.

Sipas CBC, fëmijë, Emad, duke folur me anë të një përkthyesi, tha për gazetarët të mërkurën: Unë jam i lumtur, i jam mirënjohësh çdonjeriu që ndihmoi që unë të bashkohen me mamin tim.”

Videoja e publikuar në Fb tregon momentin e bashkimit, nënën me lot në sy dhe të tejmbushur me emocione dhe Emad duke buzëqeshur.

Fushata e bashkimit të nënës me fëmjës u bë e mundur nga shoqatat: “The Yazidi Association of Manitoba”,  “The Kurdish Initiative for Refugees”, “ Ëinnipeg Friends of Israel” dhe “ Liberation of Christian and Yazidi Children of Iraq (CYCI)