SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian ka përgatitur një plan alternativ, në kuadër të Procesit të Berlinit, për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas refuzimit të unionit doganor nga Kosova dhe Mali i Zi. Planin e ri, Gazeta Express e ka diskutuar me Berat Rukiqin këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës.

Komisioni Europian ka hartuar një dokument të ri që ka të bëjë me bashkëpunimin ekonomik në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan alternativ, që vjen pas refuzimit nga Kosova dhe Mali i Zi, të idesë fillestare për treg të përbashkët që për shumëkënd ishte një ringjalle e Jugosllavisë + Shqipëria, merr parasysh edhe sensitivitetet politike. KE nuk u referohet vendeve si shtete por s’ 6’shja e Ballkanit Perëndimor. Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se pala kosovare, si pjesë e Procesit të Berlinit, nuk ka shumë alternativa duke u obliguar ta nënshkruajë atë. Rukiqi thotë se dokumenti i ri ruan subjektivitetin politik të palëve dhe mundëson një klimë më të mirë për ekonomi në rajon. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i palës kosovare më 12 korrik në Samitin e Trieshtes, pas refuzimit të planit fillestar  në Samitin e Sarajevës gjatë muajit mars.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë intervistën e shkurët me Berat Rukiqin Këshilltar i OEK’ut.

Gazeta Express: Kosova dhe Mali i Zi e kanë hedhur poshtë idenë e Serbisë të mbështetur nga Komisioneri Hahn që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të krijojnë një zonë të përbashkë tregëtare ose union doganor. Kosova këtë e refuzoi edhe për arsye ekonomike edhe politike. Ndërkohë, është hartuar një dokument tjetër i quajtur Plan Veprimi, për një Zonë Ekonomike Rajonale në 6’shën e Ballkanit Perëndimor. Ku qëndron dallimi ndërmjet idesë iniciale dhe draftit aktual?

B.Rukiqi: Është e mirëseardhur që Komisioni Europian dhe akterët tjerë kanë reflektuar dhe janë zmbrapsur nga ideja për krijimin e strukturave dhe superstrukturave rajonale që do të ngjallnin ambicie politike dhe ekonomike, sidomos të Serbisë, për dominim politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Verzioni i ri, që lidhet ngushtë me të ashtuquajturin Proces i Berlinit, proces në masë të madhe nën lidershipin e Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, mëton që të eliminohen dy problemet  fundamentale të versionit fillestar që kishte si qëllim krijimin e tregut të përbashket dhe që ishin të lidhura: me ngjalljen e ideve për një “Jugosllavi te Re” + Shqipëria, si dhe me mundësine që një treg i tillë të shërbente si alternativë për vonesat në procesin e anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Versioni që do të prezantohet në Samitin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit, është në një variant “Ëatered doën” nga versioni fillestar, dhe  mundëson që të ruhet subjektiviteti politik dhe ekonomik i 6 vendeve te Ballkanit Perëndimor, por në anën tjetër të rritet angazhimi politik dhe ekonomik i këtyre vendeve për një klimë më të mirë për investime dhe tregti në këtë pjesë të Europës. Gjithashtu në këtë version theksohet më qartë lidhja e një iniciative për një “hapësire ekonomike rajonale” me procesin e Stabilizim-Asocimit, që është mekanizmi kryesor për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ne fakt, nëse plani aksional për “Hapesirën e përbashkët ekonomike” implementohet në tërësi, procesi i anëtarësimit në BE, edhe mund te shpejtohet.

Gazeta Express: A ka marrë pjesë Kosova në hartimin e këtij drafti që pritet të nënshkruhet në Samitin e Trieshtes që mbahet pas pak ditësh?

B.Rukiqi: Nuk jam shumë i informuar mbi pjesëmarrjen e aktereve institucionalë nga Kosova në hartimin e këtij drafti, që nëse shikohet me vëmendje, nga gjuha e përdorur vërehet që është draft i Komisionit Europian dhe RCC – Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Gazeta Express: A do ta nënshkruaj pala kosovare?

B.Rukiqi: Pala kosovare është pjesë e Procesit te Berlinit dhe unë besoj qe ky draft, duke qenë pjese e diskutimeve brenda këtij procesi, e lë palën kosovare pa shume opsione për të vendosur.

Gazeta Express: Cila është levërdia ekonomike për Kosovën. Humb apo fiton nga një plan i tillë?

B.Rukiqi: Çdo eliminim i barrierave për lëvizje të lirë të mallrave, të shërbimeve, fuqisë punëtore, teknologjisë dhe kapitalit, në parim sjell përfitime ekonomike. Kosova mund të fitojë nëse përfundimisht merret me zhvillim ekonomik dhe shfrytëzim të aftësive konkuruese. Në anën tjetër mund të humb shumë nëse ne mbesim mbrapa me trendin zhvillimor që është në rajon, si pasoje e proceseve politike dhe mungesës së stabilitetit politikë dhe sigurisë juridike për investitore të vendit dhe të huaj.

Gazeta Express: Ku dallon ky draft nga marrëveshja e CEFTA’s?

B. Rukiqi: Drafti në fjalë i referohet CEFTA-s, në fakt është CEFTA +, duke synuar eliminimin e barrierave jo-tarifore, eliminimin e burokracisë për investime, lëvizjen e lirë të personave dhe me një fokus më të madh në digjitalizim të ekonomive të vendeve te rajonit.