SHPËRNDAJE
Në Samit u diskutua për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe pse mbrëmë pas takimeve në Berlin nuk u tha që palët janë pajtuar që të vazhdojë dialogu për shkak se taksa nuk është hequr ende, në konkluzionet e publikuara në faqen e kancelares gjermane thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar t’i implementojnë marrëveshjet e arritura si dhe të vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimet BE’së.
Kosova në këtë samit u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj edhe në këtë rast nuk lëshoj pe në raport me heqjen e taksës dhe kërkesat që ka Kosova karshi Serbisë.
Një gjë e tillë është vrejtur edhe përmes kësaj fotografie ku shihet se Haradinaj e shikon me një shikim vrastar presidentin serb, Vuçiq.