SHPËRNDAJE

Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë së dielës në Kosovë i kanë përcjellë me vëmendje të madhe edhe mediat ndërkombëtare.

Në mesin e tyre ishte edhe gjiganti mediatik britanik BBC i cili ia ka kushtuar një shkrim këtij procesi dhe rezultateve preliminare.

Shkrimin e saj dedikuar zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit ky medium e nis me fjalët se si “një ish-komandant rebel i kërkuar nga Serbia për krime lufte i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultatet preliminare”.

“Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, udhëheq koalicionin e qendrës së djathtë të partive që dolën nga konfliktit i viteve 1998-99 me Serbinë”, transmeton Klan Kosova.

“Me 70% të votave të numëruara, komisioni zgjedhor tha se koalicioni i tij kishte fituar rreth një të tretën e votave”.

“Partia opozitare e krahut të majtë Vetëvendosje ka rreth 25%, ”

‘Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga shumica e vendeve të BE SHBA dhe, por jo me Serbinë apo aleati i saj Rusia”.

“Një fitore për Haradinajn, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të komplikojë marrëdhëniet me Serbinë, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër tij për krime lufte”.

“Koalicion i qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri në largim Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, qëndron me 25.8%”.

“Megjithatë, Ismet Kryeziu, i Demokracisë në Veprim, paralajmëroi se asnjë parti nuk duhet të festuar shumë shpejt”, theksohet në artikull, transmeton Klan Kosova.