SHPËRNDAJE

Ditët e fundit, kemi pasur një ngritje të temperaturave.

Dita e fundit e kësaj jave pritet të sjellë ulje të temperaturave në vend. Sipas Prishtina Weather, kjo e diel do të jetë më e freskët derisa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.

Temperatura minimale pritet të shënojnë 6 gradë celsius derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 12 gradë celsius.

 Mot i ngjashëm pritet edhe në fillim të javës së ardhshme, derisa ngritje temperaturash priten në mes-javë.

“Të dielën më freskët, vranësira të shpërndara, pasdite mundësi për riga lokale shiu, viseve malore mbi 1500m mundësi për ndonjë rrebesh bore. Java e ardhshme kryesisht kthjellët dhe me diell, pa të reshura. Në fillim të javës orëve të mëngjesit ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Në pjesën e dytë të javës më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 20C.’, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.