SHPËRNDAJE

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se qëndrimi i prerë i Samitit ka qenë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës, gjë që, sipas tij, i ka zhgënyer presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentin kosovar Hashim Thaçin dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur Thaçin “Miladin shqipfolës” dhe Ramën “Zografin bis”, duke i konsideruar ata si ‘argatë’ Vuçiqit.

 

“Miq, Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë presidentin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës! Të tre këta të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrxhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe konflikte të reja në Ballkan, përveçse me fotot e tyre fytyrë nxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, u vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija e të deklarojnë se “Samiti ishte i rëndë”, se “nuk solli asnjë rezultat konkret”, se “nuk ka pasur asnjë përparim” dhe se “ishte zhgënjyes”/insajder