SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë.

Një 38-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i V-të i një ndërtese në Gjakovë, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.

“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë.Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimes . Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësite përgjegjëse te cilat kane dalur ne vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion” , tha Gjurkaj