SHPËRNDAJE
Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, zhvilloi takim virtual me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, ku u diskutua ecuria e projektit “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport”.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij projekti për përkrahje për bizneset kosovare dhe që përmes një vlere me mbi 10 milionë dollarë do t’u shpërndahen bizneseve në formë të granteve brenda dy vitesh.

Kjo përkrahje do t’i ndihmojë bizneset vendore për rimëkëmbje pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.