SHPËRNDAJE

Derisa seanca konstituive nuk arrin të përfundojë zgjidhjen e institucioneve është subjekti partiak Aleanca Kosova e Re ajo e cila sipas burimeve të Klan Kosova, po del me disa kërkesa.

Sipas raportimeve bëhet e ditur që kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka rritur kërkesat ndaj PAN-it duke insistuar për katër ministri e po ashtu dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Një gjë e tillë si kusht i AKR-së, që t’i bashkëngjitet koalicionit PAN, megjithatë është PDK ajo e cila si parti kryesore po refuzon të pajtohet me dicka të tillë.

Por, Ramush Haradinaj i cili është pjesë e koalicionit PAN sipas burimeve të Klan Kosova, del të jetë në favor të kërkesave të AKR-së.

Megjithatë Lista Serbe dhe AKR janë duke zhvilluar një betejë, se cila do të marrë Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë ku kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si pjesë e koalicionit PAN.

Ndryshe sipas raportimeve bëhet e ditur që vazhdimi i seancës konstituive mbahet më 7 shtator.