SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut ka ‘lëvizur një raketë balistike ndërkontinentale në bregdetin e saj’ mes paralajmërimeve nga SHBA-ja se Kim Jong-un po ‘përgjërohet për luftë’.

Pheniani filloi të lëvizte një raketë drejt bregut perëndimor të vendit, duke përdorur errësirën për të shmangur mbikëqyrjen, pohojnë mediat e Koresë së Jugut.

Mes tensioneve të larta në gadishullin Korean, Seuli filloi këtë mëngjes stërvitjet detare me dhjetëra anije, për të paralajmëruar fqinjën e saj të izoluar kundër çdo provokimi në det.

Ky alarm për një test të munshëm ka ardhur që ditën e djeshme nhga Ministria koreano-jugore e mbrojtjes, e cila  tha në një seancë parlamentare se ishte duke parë shenja se Koreja e Veriut po planifikonte të niste të tjera raketa.

“Koreja e Veriut duket të jetë duke u përgatitur për të nisur një raketë balistike që mund të jetë ndërkontinentale dhe mund te arrijë në territoret amerikane. “tha Chang Kyung-soo, një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka kryer gjithashtu edhe një stërvitje raketash që simulon një sulm në vendin bërthamor të Koresë së Veriut, duke iu përgjigjur kështu në mënyrë të flaktë të testit të gjashtë të Phenianit.

 

ImageImageImage