SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-në, Shukri Buja ka konfirmuar për lajmi.net se është larguar zyrtarisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

I pyetur se a ishte arsyeja e largimit të tij nga PDK-ja mos futja e tij në listën zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit, Buja tha, se nesër do t’i sqarojë të gjitha rrethanat që e kanë bërë të largohet nga partia të cilës i shërbeu për vite.

“Po, nesër do ta merrni vesh se me cilën parti do të bashkohem”, ka thënë ai.

Burimet e lajmi.net bëjnë të ditur se Buja do të bashkohet me partin Nisma për Kosovën, e udhëhequr nga Fatmir Limaj.

Nesër Nisma përmes një konference për media e prezanton anëtarin e saj më të ri, Shukri Bujen.