SHPËRNDAJE

Ministria e Kulturës e vendit më të varfër turistik të BE-së, Bullgarisë, do t’u dërgojë nga një kartolinë falënderimi 400 mijë turistëve të huaj që zgjodhën këtë vend për ta vizituar.

400.000 turistë të huaj, të cilët vizituan këtë vit Bullgarinë do të falënderohen në mënyrë individuale për zgjedhjen e bërë me anë të një kartoline të ministres së Turizmit, Nikolina Angelkova, ndërsa ky sektor është në momentin më të favorshëm në këtë shtet, më i varfri në Bashkimin Evropian

“Kartolinat do të kenë në përmbajtje mesazhin “Thank you for choosing Bulgaria” (Faleminderit që zgjodhët Bullgarinë), shoqëruar me pamje nga varri trak në Kazanlak dhe ai i manastirit ortodoks në Rila, dy nga krenaritë e trashëgimisë kulturore të vendit”, saktësoi Ministria në një njoftim bërë të enjten.

Ndryshe nga qindra kryeqytete evropiane që vuajnë faktin për të patur fluks turistik, Bullgaria (7,1 milionë banorë) krenohet që ka pritur 5 milionë vizitorë të huaj nga periudha janar-korrik, në rritje me 7,2 për qind në një vit.

Grupi prej 400.000 turistësh do të përzgjidhet në mënyrë krejt rastësore nga regjistrat e hoteleve, saktësoi qeveria. Ne duam të ndërmarrim një gjest të vogël personal kundrejt tyre”, njoftoi ministrja, duke theksuar se publiciteti më i mirë është përcjellja e informacionit nga një individ tek tjetri.

Të ardhurat nga turizmi përbëjnë rreth 13 për qind të PBB në këtë shtet, i konsideruar si një nga destinacionet më pak të shtrenjta në Evropë, kryesisht i frekuentuar nga gjermanët, rusët, dhe britanikët./TRT