SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe është vetë përgjegjëse të flasë se kënd do ta përkrah për formimin e institucioneve në Kosovë.

Ai ka thënë se serbët do të diskutojnë me ata që kanë vullnet për formimin e qeverisë, dhe me ata që kanë shumicën, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Leskovc, ai është pyetur nëse Lista Serbe do ta përkrah “koalicionin e luftës”.

“Pyetini ata”, u përgjigj Vuçiq.

Ai tutje ka theksuar se serbët e partive tjera duhet ta përkrahin Listën Serbe edhe në zgjedhjet lokale.

Në këtë vizitë në Leskovc Vuçiq ka premtuar ndihmë për komunat me shumicë shqiptare në Bujanoc, Preshevë e Bujanoc.

“Nëse përfaqësuesit e qyteteve vijnë dhe më shohin në zyrën time, ata do të kenë mbështetje të vazhduar”, theksoi Aleksandar Vuçiq.