SHPËRNDAJE

Sikur mos të mjaftonte tërmeti i fuqishëm që ka tronditur Meskikën duke lënë e shumë se 200 viktima, një tjetër termet ka goditur Zeladën e re.

Tërmeti nënujor ,6.1 ballësh, ka rënë në jugun e largët të Zelandës së Re, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti, në një thellësi të cekët prej 10 km, ra 140 milje në perëndim të ishullit Antarktik të Aucklandit, njoftoi instituti gjeologjik amerikan.

Nuk pati paralajmërime të menjëhershme për cunami, por transporti i metrove dhe trenave u ndërpre në mbarë zonën.

Dy tërmetet më të vogla, një magnitudë 4.7 dhe 5.0, u regjistruan gjithashtu mëngjesit e sotëm në brigjet e Zelandës së Re.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi një tërmet i fuqishëm 7.1 ballësh goditi Mexico City, duke rrëzuar dhjetra ndërtesa dhe duke vrarë më shumë se 250 persona.