SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, iu është drejtuar ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku i tha se nuk duhet të mbahet si kosovare, pasi kombi i quajtur kosovar nuk ekziston.

Daçiq me nervozizëm iu drejtua Ambasadores Çitaku, për të cilën tha se ajo nuk është kosovare, pasi kombi kosovar nuk ekziston.

“Populli shqiptar e ka shtetin e vet, kosovarët nuk kanë shtet sepse nuk janë komb. Çitaku nuk është kosovare, por shqiptare”, ka thënë Daçiq.