SHPËRNDAJE

“Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të pajtohemi me shantazhe. Nëse dikush planifikon të sjellë letër “jo-letër”  në Serbi, le të mos humbasë kohë”, tha Daçiq, transmeton Indeksonline.

Tutje, ish-kryediplomati serb u shprehë se ata janë për dialog dhe marrëveshje por jo një marrëveshje ku do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, asnjëherë nuk kemi qenë në favor të nënshkrimit të diçkaje pa iu përmbajtur më vonë asaj që bëri Prishtina. Do të ketë presione të mëdha, por nëse dikush dëshiron një marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, shtoi tutje Daçiq.

Tutje, kryetari i Kuvendit të Serbisë foli edhe për Qeverinë Kurti II që po vjen.

“Ajo qeveri do të jetë shumë ekstreme, ata refuzuan çdo dialog, nuk është asgjë optimiste tani në kuptimin që pala shqiptare është e pafajshme dhe se dikush e sheh fajtorin tek ne, kjo nuk është më kështu”, tha ai.