SHPËRNDAJE

Mbrëmë rreth orës 00:25 në një pyll afër fshatit Kosuriq të Pejës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, nga të cilat kanë mbetur të vrarë dy vëllëzër. Vdekjen e tyre e ka konstatur ekipi mjekësor, bëhet fjalë për R.B.(1989) dhe A.B.(1986).

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, transmeton Express

Komunikata e plotë nga policia:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.

Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-ës, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe  A.B.(1986).  Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit.

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Po ashtu është arrestuar edhe një (1) person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit.