SHPËRNDAJE
Këtë mëngjes, shefja e BE-së për diplomaci dhe siguri, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata janë takuar në kuadër të mëngjesit jo formal të punës nikoqire është shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Në Komisionin Evropian më herët kanë thënë se të dy presidentët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të re të këtyre bisedimeve, shkruan lajmi.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, qenë takuar më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se janë pajtuar që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.

 

vuca