SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore ka arrestuar pronarin e një auto shkollë në Gjilan për shkak të mashtrimit gjatë testeve për patent shofer, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, kandidatët të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim, u janë zënë dhe konfiskuar pajisje të vendosja në trup si mikro kamera dhe dëgjuese.

Pasi janë marrë në pyetje në prani të mbrotjësit ligjor në prokurorinë themelore në Gjilan, pronarit i është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.