SHPËRNDAJE

Derisa akoma po flitet për dasmën madhështore të aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, dhe çmimit marramendës të saj mbi 65 mijë eurosh, siç është raportuar, kthehemi te aktori i madh shqiptar  Robert Ndrenika, i cili sot jeton në varfëri, në një shtëpi të vjetër, me një televizor të viteve të 90-ta, shkruan Gazeta Metro

Në anën tjetër javën që lamë pas dasma e aktorit Bes Kallakut, u komentua dhe vazhdon akoma të komentohet për çdo detaj, dhe luksin e madh që kishte. Të ftuarit, organizimi, madje edhe dhuratat e shtrenjta e të të ftuarëve nuk ishin për t’u mos u përmendur. Dhurata këto që vetë çifti i publikoi në rrjtet sociale të tyre.

Poashtu, vlen të theksohet se kjo dasmë u përcollë edhe me 2 dasma tjera! Xhensila dhe aktori Bes Kallaku u martuan në një ceremoni gjigante në Pallatin e Brigatave, pastaj ata bënë një ceremoni tjetër në vendlindjen e Besit, dhe e treta ku çifti  i kanë dedikuar një dasmë të veçantë vetëm familjarëve të tyre.

Robert Ndrenika, me filmat e të cilit jemi rritur të gjithë shqiptarët, dhe është krenuar çdo shqiptar anë e mbanë botës, fitues i shumë çmimeve artistike, më të mëdha që i jepen një artisti si çmimet “Artist i merituar”, “Artist i popullit”, e  shumë tjera, sot jeton në varfëri, duke mos u nderuar ashtu siç e meriton apo si duhet të trajtohet një artist si ky.