SHPËRNDAJE

Zëvendëskryetari i Alternativës, Ilir Deda tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të qëndrojë bashkë dhe as si bllok e as si subjekte të ndara nuk do ta përkrahin koalicionin PAN.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Të dashur miq, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.

Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t’a bëj politika. Ju siguroj se koalicioni jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t’a përkrahim PAN-in.

Të jeni të sigurt që në një asnjë mënyrë nuk do t’ju dëshpërojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri”.