SHPËRNDAJE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e disa zonave të larta furnizuese në Prishtinë se, për shkak të një defekti në njërën nga tre pompat e rezervuarit të Mirëditës në lagjen ” Velania” , sot janë pa ujë të pijshëm.

Lidhur me këtë rast ka vështirësi në mbulueshmërinë me furnizim me ujë në pika të larta, si shkak i konsumit të rritur të ujit në këto temperatura të larta.

”Zonat e larta që janë të prekur në furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defektit në pompën e rezervuarit të “Mirëditës” janë: një pjesë e lagjes “ Vreshtat”, “Tasligje 3”,një pjesë e lartë e lagjes “ Sofalia”, rruga e Bledit dhe pika më e lartë e lagjes “Mati”.

Ekipet e mirëmbajtjes se makinerisë dhe rrjetit të uësjellësit, tashmë janë duke u marrë me sanimin e defektit në pompë dhe pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të rikthehet gjatë orëve të sotme të pasditës”, theksohet në kumtesën e kompanisë ”Prishtina”