SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, sot ka vizituar Qendrën Familjare të Personave të Zhdukur në Kosovë.

Delawie përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është e drejtë e çdonjërit të mësojë për fatin e të afërmve të tyre. Ai gjithashtu ka kërkuar më shumë mbështetje për këto familje.

“Vizitova Qendrën e Burimeve Familjare të Personave të Zhdukur- secili ka të drejtën të mësojë për fatin e të afërmve. Të gjithë duhet të bëjnë më shumë që të mbështesin këto përpjekje”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Familjarët e personave të zhdukur gjatë gjithë kohës kanë kërkuar punë më të madhe nga institucionet shtetërore që të zbardhet fati i të pagjeturve.