SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka thënë se deri në fund të gushtit Shqipëria do të jetë e pastruar nga kanabisi.

“Në këtë periudhë nuk ka fare kultivim, është ndalur pothuajse tërësisht. Është ndal për shkak të luftës, për shkak të qeverisjes, për shkak të prioritet tonë”.

“Jam i vendosur deri ditën e fundit do të qëndrojë, Shqipëria do të pastrohet plotësisht nga kanabisi, nga kjo sëmundje e keqe, e cila për hir të së vërtetës na ka bërë jo pak dëm në BE”, ka thënë Demiraj në Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Më lejoni të ju tregoj se sasia e mbjellë sivjet në Shqipëri është shumë e vogël, afërsisht 7 ose 8 herë më e vogël dhe vetëm në dy muaj janë asgjësuar mbi 35 mijë rrënjë ose 35 tonë kanabis. 7o persona janë ndalur ndërsa 36 janë në burg dhe vazhdon operacioni në gjithë Shqipërinë. Jemi të vendosur deri në fund të muajit gusht ta pastrojmë Shqipërinë plotësisht nga kanabisi”, tha Demiraj.

Më pas Demiraj ka thënë se duhet të rritet kontrolli mbi territorin e vendit.