SHPËRNDAJE

Konjufca ka thënë pas regjistrimit se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, vonesat deri te caktimi i datës së konstituimit tregojnë e ky koalicion nuk i ka numrat.

“Këta mund t’i sigurojnë numrat vetëm nëse ndonjë deputet që nuk i takon këtij koalicioni i bashkohet. Kjo nuk më duket realiste por natyrisht kurrë nuk mund të garantojmë deri në fund për dinjitetin e secilit dhe vlerat personale të secilit”, ka thënë Konjufca.

I pyetur se a do ta votoj Vetëvendosje Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, Konjufca tha se do të ishte mirë që PAN të gjej ndonjë emër tjetër për ta propozuar për këtë post.

“Zotri Veseli është njeriu kryesor që e ka udhëhequr këtë që quhet proces i kapjes së shtetit nga eksponentë politikë, nga PDK-ja.

Është më mirë për koalicionin PAN të mendoj ndonjë emër tjetër kredibil që do të mund të ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.