SHPËRNDAJE

Derisa e gjithë bota është duke “luftuar” me pandeminë COVID-19, Kosova dhe politikanët e saj bëjnë pazare politike dhe luftë pushteti.

Mocioni i rrëzimit të Qeverisë s’ka dyshim se është i programuar nga LDK-ja dhe PDK-ja andaj si i tillë nuk duhet të votohet, sepse gjithçka që vjen nga këto dy subjekte politike bëhet për qëllime dhe interesa të caktuara.

Politika dhe politikanët e Kosovës në përgjithësi mund të them se po tregohen naiv dhe dashakeq sepse një situatë e tillë nuk do duhej të ishte aktualitet, jo së paku deri atëherë sa të tejkalohet situata dhe paniku i qytetarëve për koronavirusin.

Deputetët të cilët gjejnë kohë të marrin pjesë në seancën e kuvendit për rrëzimin e qeverisë, duhet të ndëshkohen nga populli sepse me pjesëmarrjen dhe votat e tyre e ndihmojnë shpërqendrimin e vëmendjes nga situata e pandemisë.

Është koha të jemi të bashkuar dhe ti lëmë anash interesat politike dhe ato personale sepse vetëm kështu mund të ia dalim mbanë sepse një gabim sado i vogël që të jetë mund të ju kushtoj me jetë qytetarëve të Kosovës.