SHPËRNDAJE

Plani i Serbisë për ta destabilizuar gjendjen në veri duke inskenuar krizën humanitare, ka dështuar.

Kjo për shkak se sot do të hapen të gjitha dyqanet të cilat ishin mbyllur ditë më parë për ta paraqitur kinse gjendjen e rëndë të jetës së komunitetit serb.

Hapjen e dyqaneve, e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, shkruan Tanjug.

Kjo shoqatë ka vendosur që dyqanet nga sot të hapen dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kuptojnë situatën në veri.

“Ne jemi të vetëdijshëm se na pret një luftë afatgjate që kërkon unitet, përpjekje dhe ndoshta sakrificë. Ne nuk kemi vend tjetër dhe këtë nuk ia japim askujt”, ka thënë për Tanjug, përfaqësuesi i kësaj shoqate, Radosh Petroviq.

Ndryshe sot gjatë ditës presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për situatën në Kosovë dhe “presionet” e përditshme për serbët.