SHPËRNDAJE

Një vrasje në qytetin e Deçanit ka ndodhur sot paradite.

Rreth orës 11:10 është vrarë me armë zjarri një person, në Rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.“Sot rreth orës 11:10 policia e Kosovës është informuar që në Deçan rruga ‘Luan Haradinaj’ ka ndodhur një vrasje. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, pasi që gjendja e tij ka qenë e rëndë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por i njëjti sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete. Rasti është cilësuar si vrasje, ndërkaq që personi i dyshuar është arrestuar”, ka thënë Rugova.

Ndërsa, faqja “Deçani Sot” në Facebook, njofton se personi i vrarë është i riu, Agonis Tetaj nga Lluka e Ulët.

Sipas kësaj faqeje viktima është qëlluar aksidentalisht në vendin e punës. Por këto informacione ende mbeten të pakonfirmuara nga Policia.