SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas informacioneve të para, një person ka vdekur ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku je person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.