SHPËRNDAJE

Qeveria e re reformuese e Maqedonisë është serioze dhe është e vendosur që vendin ta bëjë shtet evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të liderëve Brdo-Brioni në Slloveni.

“I kam bindur kolegët e mi se etja ekziston tek populli i Maqedonisë, tek qytetarët, pas këtij ankthi që kemi kaluar, për institucionet të forta, për drejtësi, për ligje mbi poitikën. Mundësia është në atë që qeveria e re reformuese e Maqedonisë është e përgatitur seriozisht dhe e vendosur që vendin tonë ta bëjë Maqedoni evropiane”, ka deklaruar Dimitrov.