SHPËRNDAJE

Zyrtarja kosovare në Ambasadën e Gjermanisë, Fatmire Musliu, ka folur lidhur me takimin e liderëve kosovarë dhe atyre serbë në Samitin e Berlinit dhe pritjet nga ky takim.

Musliu ka thënë se nuk janë dhënë shumë detaje mbi këtë samit dhe diskutimet specifike që do të bëhen atje pas një jave.

‘’Me siguri do të jetë në diskutim edhe dialogu Kosovë Serbi. Roli i Gjermanisë për Kosovën është kyç në politikat ndërkombëtare që lidhen me Kosovën. Vazhdimisht ka qenë qëndrim parimor dhe vendit i ka sjell përkrahje ndërkombëtare. Raportet e Kosovës me Gjermaninë nuk janë të zakonshme, ato janë thuajse familjare’’ ka thënë Musliu në T 7.

Kujtojmë se takimi i organizuar në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në të cilin u ftuan të merrnin pjesë udhëheqësit e Ballkanit do të mbahet më 29 prill në Berlin.

Ndryshe nga vendet e tjera, Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në këtë samit edhe me presidentët.