SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës.

“Zjarri që përfshiu në mesnatë një ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktuar disa të vdekur”, deklaroi shefja e zjarrfikseve në kryeqytetin britanik.

“Ka disa të vdekur. Nuk mund të konfirmoj një shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në një deklaratë për shtyp.

Të paktën 30 persona u plagosën”, theksuan më herë shërbimet spitalore, ndërkohë që një numër banorësh ndodhen ende brenda ndërtesës me 120 apartamente dhe 27 kate.