SHPËRNDAJE

Unë Kujtim Jashari, nip i Hamit & Sala Jasharit dhe familjar i gjithsej 15 të rënëve për lirinë e Kosovës, ndjehem i obliguar të shkruaj disa fjalë për Ademat e mi.

E thot edhe kënga e thot edhe populli: Ketu i thonë Drenicë t’presin flakë për flakë, bash sikur dhe burrat po luftojnë dhe gratë; sepse në atdheun tonë burrat dhe gratë ishin gjithmonë në krah të njëri tjetrit. Ashtu si Komandanti Legjendar Adem Jashari me nusen e bashkëluftëtaren e tij Adilen, ashtu si Xheva e Fehmi Lladrovci, ashtu edhe gjyshja ime Sala Jashari luftuan bashkë me gjyshin Hamit Jasharin. Ndjej mallë për ta çdoherë, por ndjej krenari për veprën e tyre në çdo qelizë të trupit tim. Familja jonë gëzon një reputacion të madh tek i gjith populli shqiptar, kudo që jetojnë e kudo që punojnë, andaj, ne të rinjtë e kësaj familje duhet të kujdesemi shumë që mos të dalim nga rruga e trasuar nga ta. Ju jemi mirënjohës në çdo ditë të jetës dhe do t’ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, jetës dhe veprës tuaj!

 

Lavdi, o ADEMAT e mi.

 

Me krenari,

Kujtim Jashari