SHPËRNDAJE

Dokumentari i ri mbi Osama bin Laden’in e vrarë flet për perspektivën e re për sulmuesin në SHBA, i cili konsiderohet njeriu kryesor i sulmit të 11 shtatorit 2001, e i cili e ndërroi SHBA dhe botën brenda natës.

Sipas dokumentarit “Rruga deri në 11 shtator”, Osama bin Laden ishte shumë i hidhëruar në Amerikën sepse për shkak të presionit se saj ishte i detyruar ta braktisë Sudanin në vitin 1996, gjë që e ndau familjen e tij, ndërsa atë e detyroi të jetojë në varfëri.

Ai jetoi në Afganistan me bashkëshorten e dytë dhe djalin më të madh, ushqeheshin me bukë bajate, dhe e gjithë kjo ishte e vështirë për familjen e tij e cila e braktisi dhe shkoi të jetojë në Arabinë Saudite duke shpresuar për jetë më të mirë. Gruaja e parë gjithashtu e braktisi pak para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në dokumentar flitet se si Osama bin Laden ishte i hidhëruar në SHBA dhe dëshironte të hakmerret. Filmi do të publikohet këtë javë në kanalin “History”, siç paralajmëronë “Daily Mail”.

Ish lideri i Al Kaidas ishte “i tërbuar sepse jeta i ishte përmbysur kur ishte i detyruar ta braktiste Sudanin”.

“Opsioni i vetëm ishte të shkojë në Afganistan dhe të jetojë në varfëri dhe në atë hidhërim shkroi deklaratën në 12 faqe mbi luftën kundër SHBA”, pretendohet në dokumentar.

Ky do të ishte, nëse është e vërtetë, motivi i tij i shkaktuar me arsyet personale dhe i hidhërimit të cilin e ndiente ndaj Amerikës.

Dokumentari përbëhet nga tri pjesë të ndara, të cilat flasin mbi prapavijën e ngjarjeve para sulmit të 11 shtatorit, së bashku zgjasin rreth pesë orë dhe paraqesin ngjarjet dhjetë vite më parë.

Tregohet se sa herë janë humbur rastet për ta vrarë Bin Laden’in.

Ai në Sudan e gëzonte statusin e lartë, e kishte zyrën e vet, grupin e islamistëve të cilët e përkrahnin, tokë dhe kuaj, dhe jetonte një jetë të rehatshme.

Pasi që u detyrua ta braktisë Sudanin, opsioni i vetëm ishte Afganistani, sepse nuk guxonte të shkonte në vendlindje në Arabinë Saudite pasi që më parë e kishte kritikuar qeverinë e saj. Njëri nga gazetarët i cili në atë kohë kishte biseduar me te kishte thënë se jepte përshtypje se e “fajësonte Amerikën jo vetëm për arsye historike dhe manipulime, por edhe për arsye personale”.

Jeta e tij ishte ndërruar krejtësisht sepse, për shkak të presionit amerikan, ishte detyruar të jetojë në Afganistan, ku në pjesën më të madhe të territorit as nuk kishte rrymë.

Bin Laden gjatë gjithë jetës dëshironte ta kishte familjen afër vetes, e cila llogaritet se ishte e përbërë nga 20 fëmijë dhe gjashtë gra. Djali më i madh i tij Abdalah bin Laden sot jeton në Arabinë Saudite.

Filmi tregon edhe për detajet e hetimeve të cilat i kanë zbuluar edhe planet tjera për sulme me pasoja edhe më të mëdha, dhe se ngjarjet e 11 shtatorit ishin planifikuar qysh dhjetë vjet më parë.