SHPËRNDAJE

Tërmeti i Meksikos ka shkaktuar një fenomen të rrallë, gjatë së cilit në qiellin e kryeqytetit Meksiko Siti  janë paraqitur drita të çuditshme.

Dritat mund të shihen duke u ndezur mbi qytet. E videoja e publikuar nga skena tregon shfaqjen dramatike.

Për këtë fenomen thuhet se dihet pak, i cili nganjëherë mund të shpjegohet se vjen si pasojë e shpërthimit të gjeneratorëve ose sistemeve të energjisë.

Tërmeti i magnitudës 8.2 shkallë të Rihterit ka goditur sot në mëngjes pjesën jugore të Meksikës. Njerëzit kanë ikur në panik nga shtëpitë e tyre, kurse është lëshuar paralajmërimi për cunami.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 123 kilometra në jugperëndim të qytetit Pihihipan në thellësi prej 33 kilometrash, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në kryeqytetin, Meksiko Siti, transmeton lajmi.net.

Mediat raportojnë se deri më tash janë pesë viktima nga tërmeti, në mesin e tyre dy fëmijë.