SHPËRNDAJE

Në orët e para të ditës së diel, saktësisht rreth orës 01:05, ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Gjilanit, njofton Klan Kosova. Në aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në video shihet se ka vetëm një veturë të bardhë të dëmtuar, e cila duket se është vetëaksidentuar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin.

Nuk dihet ende as gjendja shëndetësore e të lënduarve.